Në datat 12-14 korrik 2018, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) në bashkëpunim me UBT-CERT (Kosova), me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Shqipëri, si dhe në partneritetit me Agjencinë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), organizojnë për vitin e dytë rradhazi “Albanian Cyber Academy”, si pjesë e ISA CSP 2018, me fokus studentët e Teknologjisë së Informacionit.


Qëllimi i “Albanian Cyber Academy” është fuqizimi profesional i studentëve nëpërmjet një programi inovativ dhe efektiv, për të arritur standarde të larta dhe rritje të potencialit të tyre, për tju përshatur kërkesave të tregut, nëpërmjet pajisjes me njohuri të thelluara në Linux Forensics, Windows Forensics etj.


“Albanian Cyber Academy” do të bashkojë në një ambjent të vetëm ekspertët më të mirë të fushës, si Prof. Philip Polstra nga Universiteti Bloomsburg i Pensilvanisë, ekspertë nga Kosova e Shqipëria.