Në datat 2-4 Korrik 2017, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike në bashkëpunim me Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT-CERT/Kosove), organzuan per here te pare “Albanian Cyber Academy”.

Ky aktivitet eshte pjese e Summer school qe organizohet cdo vit ne ambientet e UBT cert, me qellim rritjen e njohurive te studenteve me te mire te fushes dhe per ti orientuar ata drejt profesionalizmit dhe kerkesave te tregut, ne fushen e sigurise kibernetike.

Te dyja institucionet bashkepunuese, publikuan njoftimin per zhvillimin e Albania Cyber Academy, ne web faqet zyrtare te tyre, per te cilen aplikuan rreth 74 studente nga universitete publike dhe private te vendit, te cilet ndjekin vitin e fundit master kete ne deget qe permbledh Teknologjia e Informacionit. Perzgjdhja e studenteve u be nga nje komision i perbashket, mbeshtetur ne rezultatet me te mira te tyre dhe gjithesej u perzgjodhen 30 studente.

Nisur nga fakti se teknologjia e informacionit, po zhvillohet me hapa shume te shpejte, kerkesat e tregut per performance te larte te profesionisteve te fushes, jane gjithmone e ne rritje. E pare ne kete kendveshtrim, Albanian Cyber Academy shenoi nje risi edhe ne orientimin e studenteve drejt kerkesave te tregut, duke telluar njohurite e tyre dhe venien ne zbatim nepermjet ushtrimeve stervitore.

Lektorë te akademise ishin eksperte te fushes nga kompania Microsoft si dhe Assoc.Prof. Philip Polstra, nga Universiteti i Pensilvanise/ USA, ku diskutuan tematika te rendesishme perfshire ketu Sigurine e Informacionit, Sigurine ne Rrjet, Windows Forensics, Linux Forensics, etj..

Ne fund te aktivitetit pjesemarresit u pajisen me certifikata kualifikuese. .