Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka implementuar projektin “Capacity Building for Criminal Justice Practitioners on Combating Cybercrime and Cyber-enabled Crime in South-Eastern Europe”. Në këtë projekt është synuar zhvillimi dhe rritja e kapaciteteve të institucioneve të drejtësisë penale në Europën Juglindore për hetimin e krimit kompjuterik, duke ndihmuar në zbulimin dhe identifikimin e informacioneve të nevojshme dixhitale për zgjidhjen e incidenteve dhe krimeve kibernetike. Shtetet që përfaqësohen me trajnerë kombëtar në këto trajnime janë Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnje Herzegovina, dhe Repulika e Maqedonisë.

Secili shtet pjesëmarrës në këtë projekt, ka përzgjedhur nga dy trajnerë kombëtarë dhe ekspertë të sektorëve të ndryshëm në Prokurori, Gjykatë dhe Policinë e Shtetit. Ndërsa, për Shqipërinë ishin përzgjedhur tre trajnerë kombëtarë. AKCESK si pjesë e këtij projekti, ka përzgjedhur si trajnere Argena Prendi, specialiste pranë sektorit të Monitorimit dhe Reagimit ndaj Emergjencave, në Drejtorinë e Sigurisë Kibernetike. Të gjithë trajnimet janë zhvilluar pranë Akademisë së Sigurisë.
Faza e parë e projektit ishte trajnimi i gjithë trajnerëve kombëtarë dhe ekspertëve të sektorëve të sipër përmendur.
Gjatë kësaj faze u zhvilluan trajnimet si më poshtë:

 First Responder and Dealing Digital Evidence
 Dark Web and Virtual Currencies Basic
 Live Data Forensics
 Darknet and Cryptocurrencies Investigations
 Malware Investigation
 Transnational Organized Crime: Features and Dimensions of Modern Crime

Faza e dytë e projektit e cila është në proces konsiston në zhvillimin e trajnimeve nga ana e trajnerëve kombëtarë në nivel lokal për secilin vend pjesëmarrës në këtë projekt. Aktualisht është përfunduar trajnimi i parë në nivel lokal. Për këtë trajnim janë përzgjedhur punonjës pranë Policisë së Shtetit në sektorët si më poshtë:

 Sektori kundër Narkotikëve
 Sektori kundër Trafiqeve
 Sektori për Krimin Ekonomik
 Sektori kundër Pastrimit të Parave dhe Aseteve
 Sektori kundër Korrupsionit
 Sektori kundër Krimeve ndaj Personit
 Sektori kundër Krimeve ndaj Pasurisë
 Sektori i të Miturve dhe Dhunës në Familje

Në një fazë të mëvonshme do të përzgjidhet dhe një trajnim tjetër për t’u zhvilluar në nivel lokal.