Në datat 3 dhe 4 Shtator 2018 Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike në bashkëpunim me Bankën Botërore, organizuan një workshop në kuadër të vlerësimit të situatës së përgjithshme në fushën e sigurisë kibernetike si dhe rritjen e kapaciteteve në këtë fushë, në Republikën e Shqipërisë.

Ky workshop u organizua në kuadër të misionit për vlerësimin e nivelit të maturimit të sektorëve të sigurisë kibernetike në vendet e Rajonit të Ballkanit. Në 5 sesionet e zhvilluara ne dy ditët e takimit morën pjesë një numër i madh aktoresh nga universitetet, institucionet shtetërore, subjekte private të fushës, si dhe organizata ndërkombëtare. .