Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, pranë ambienteve të sallës COD, në selinë e Kryeministrisë zhvilloi eventin me temë “Startup – Inovacioni – E ardhmja”.
Në takimin u njoftua që brenda fundit të qershorit “Innovation Hub” do të vijë me një funksion dhe ambient krejt të ri,ku do të jetë mjedis qe do te nxise të gjithë të rinjtë e të rejat në sektorin TIK.
U diskutua kryesisht për nevojat e startup-eve në Shqipëri, hartimin e një plani efikas për veprimtarinë dhe përdorueshmërinë e qendrës, por edhe për nismat ligjore që janë duke u hartuar për t’i bërë startup-et shqiptare më të sigurta dhe më të qëndrueshme brenda dhe jashtë vendit. “Prurjet inovative më të mira do të promovohen tek kompanitë e mëdha, disa prej të cilëve janë partnerë tanët, si “Cisco”, “Microsoft”, “Oracle”, “SAP”, etj
Duke folur për e-Albanian, si një ndër projektet inovatore më të rëndësishme në rang kombëtar dhe rajonal, kreu i AKSHI-t përmendi se falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit,do rregullohen dhe do funksionojnë 48 sisteme shtetërore elektronike drejt produktit final, e-Albanias, portalin e gjithë shqiptarëve.

Në aktivitet ishin të ftuar, nga Bashkimi i Prodhuesve, Sekretari i Pergjithshëm, z. Arben Shkodra, nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, znj. Vilma Tomço, drejtuesja e “Innovation Hub”, znj. Ada Ilia, përfaqësues të kompanive të suksesshme, si “Microsoft”, perfaqesues te startup-eve të konsoliduara në treg dhe të atyre që pritet të kene impakt ne te ardhmen.

Në fjalën e saj znj. Tomço foli mbi rëndësinë e sigurisë ne internet, sigurise se te dhenave personale, sigurise se te dhenave te kompanive etj, rritjen e ndergjegjesimit per te siguruar emailet, pajisjet e dokumentat si dhe rritjen e aftesive dixhitale per te gjithe perdoruesit, duke shtuar kurset neper shkolla.

Ndërsa z. Shkodra bëri më dije se tashmë ka nisur hartimi i legjislacionit përkatës, duke përmendur se në shumë aspekte ekipet hartuese të nismës ligjore i janë referuar vendeve më të zhvilluara europiane.

Në fund të aktivitetit, të pranishmit hodhën ide dhe propozime për misionin e ri që duhet të ketë “Innovation Hub”, për funksiomin efikas koherent të tij, për mbështetje të vazhdueshme nga ana e institucioneve shtetërore etj.