Në datën 7 Qershor në ambjentet e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit (FTI) të Universitetit Politeknik të Tiranës, AKCESK dhe UBT - CERT promovuan edicionin e dytë të Albanian Cyber Academy, e cila do të mbahet në datat 12-14 Korrik.

Dy autoritetet mbajtën një sesion informues me fokus prezantimin e temave që do të trajtohen gjatë akademisë, me qëllim fuqizimin profesional të studentëve nëpërmjet një programi inovativ dhe efektiv, për të arritur standarde të larta dhe rritje të potencialit të tyre, për t’ju përshtatur kërkesave të tregut.

Studentët u informuan edhe për procedurat e aplikimit, pjesëmarrjes, ligjëruesit e huaj dhe shqiptarë që do jenë prezentë në këtë aktivitet"