Ne daten 23 Mars ne bashkepunim me Bashkine Durres, nen kujdesin e vecante te Ministres per Inovacionin dhe Administraten Publike, Znj.Milena Harito, organizoi aktivitetin me teme "Identifikimi dhe nënshkrimi elektronik, lehtësia e përfitimit të shërbimeve publike".

Prioriteti i qeverisë për modernizimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve publike, e ka drejtuar vëmendjen e agjencive të inovacionit në vend, në zhvillimin e teknologjisë së informacionit, si një drejtim i detyrueshëm tejet i rëndësishëm në këtë drejtim.
Ofrimi i shërbimeve publike në formatin elektronik, kërkon përdorimin e mjeteve të sigurta për të garantuar identitetin elektronik të qytetarëve, një ndër të cilët është edhe nënshkrimi elektronik. Sot në vendet e zhvilluara, shumë procese janë lehtësuar me përdorimin e nënshkrimit elektronik, i cili i bashkëlidhet një dokumenti duke i dhënë vlerë ligjore njëlloj si dokumenti i nënshkruar dorazi. Në këtë event qytetarëve të Durrësit u është ofruar të marrin identifikimin elektronik falas dhe po ashtu pajisjet “card reader” që përdoren për të realizuar nënshkrimin elektronik. Specialistët e Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe ekspertë të Bashkisë së Durrësit kanë demonstruar konkretisht për qytetarët se si ata mund të marrin shërbimet publike nëpërmjet identifikimit dhe nënshkrimit elektronik.

-si te aplikosh per regjistrim te ri biznes me nenshkrim elektronik;

-si te aplikosh dhe perfitosh nje ekstrakt me nenshkrim elektronik;

si te perfitosh karten e shendetit; 

-si te ​sigurojme transaksionet bankare nepermjet eID dhe nenshkrimit elektronik;

-si te aplikosh per leje ndertimi online, me nenshkrim elektronik.


Sherbimet e demostruara, jane vetem disa nga shume sherbime qe ofrohen ne menyre te sigurt online per qytetaret dhe biznesit, te cilat ndikojne ndjeshem ne lehtesimin e jetes se tyre.

Nënshkrimi elektronik mund të përdoret si mjet i vërtetësisë së të dhënave në çdo komunikim/ transaksion elektronik. Mund të përdoret në çdo dokument elektronik, e-mail, prokurime online, nënshkrime marrëveshjesh online (në këtë rast të dyja palët duhet të nënshkruajnë të njëjtin dokument), tregtinë online (e-commerce) dhe në të ardhmen në qeverisjen online (e-governing) etj. Përdorimi i nënshkrimit elektronik gjithashtu, sjell përmirësim të ndjeshëm të shërbimit;përftojmë rritje të transparencës së shërbimeve online; ulje të kostove financiare; rritje të produktivitetit; siguri më të lartë; shpejtësi në kohë në dërgim dhe marrje; shkurtim të ciklit të një marrëveshjeje dhe evitimin e zvarritjeve dhe pengesave; reduktim i kohës së qarkullimit të brendshëm dhe të jashtëm të shkresave; çdo dokument elektronik renditet automatikisht duke bërë ruajtjen e tyre sa më të thjeshtë; dhënia e shërbimit më të mirë ndaj përfituesit,

Aktualisht në Shqipëri rreth 600 mijë qytetarë janë të pajisur me certifikata të kualifikuara që gjenerojnë nënshkrim elektronik dhe janë kryer rreth 4000 transaksione me nënshkrim elektronik.