Ne kuader te rritjes se cilesise se sherbimeve publike, si nje nga prioritetet e qeverise, duke iu referuar edhe kuadrit ligjor rregullues i cili tashme eshte plotesuar edhe me amendimet qe u bene se fundmi, fokusi do te jete zhvillimi i ketyre sherbimeve online. Nepermjet portalit unik qeveritar, duke nisur nga muaji nentor e ne vazhdim te gjitha sherbimet te cilat shfaqen ne forme aplikimi, do te kerkojne perdorimin e identifikimit dhe nenshkrimit elektronik nga qytetaret.
Ne kete kontekst, palet perfshirese ne kete aktivitet te pare, sidomos AKSHI dhe ALEAT, me cilesine e OKSHB, luajne rolin kryesor per shkak te mundesise se pajisjes se qytetareve/ punonjesve te administrates, me certifikata te kualifikuara qe gjenerojne identifikim dhe nenshkrim elektronik, si dhe mundesojne aksesin e tyre per marrjen e sherbimeve online.
Në planin vendor, bashkia Elbasan është bashki model, në implementimin e shërbimeve online në ndihmë të qytetarëve. Aktualisht janë duke u testuar 9 shërbime elektronike nga 60, të cilat shumë shpejt do të jenë të plota në funksion të qytetarëve.
Demostrimi për leje për shfrytëzim hapesirë publike, që sapo pamë, është pjesë e procesit të madh të eLejeve, i cili është shërbim që përfshin një gamë të gjerë aktorësh dhe që prej 1 shtatorit është vetëm online.
Kjo nismë sot, vjen si detyrim që kemi ndaj qytetarëve për t’i informuar dhe ndërgjegjesuar mbi facilitetet q+ po krijojmë, nëpërmjet infrastrukturave të sigurta, jo vetëm për këtë proces, por edhe për procese në lidhje me shërbime të tjera online, që do të vijojnë me një rritëm shumë të shpejtë.