Në kuadër të Javës së Inovacionit 2017, Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Certifikimit Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike dhe UBT-cert Kosova, organizuan një konferencë studentore në ambientet e Innovation Hub për të përkrahur studentët dhe për të ndarë 4 çmimet për punimet më të mira, të vlerësuara nga komisioni i ngritur në nivel akademik.

4 çmimet e shpërndara përfshinë bursa studimi të plota konkretisht nga UBT-cert dhe Universiteti Metropilitan; trajnime specifike nga metropolitan inkubator për dy muaj rresht për cyber security, si dhe mbulimi I të gjitha shpenzimeve për aplikantin e shkollës verore që organizon NATO për Cyber Security.