Ne daten 31 janar, ne sheshin "Pavaresia", AKCE, ne bashkepunim me Bashkine Vlore, nen kujdesin e vecante te Ministres per Inovacionin dhe Administraten Publike, Znj.Milena Harito, organizoi aktivitetin me teme "Identifikimi dhe nënshkrimi elektronik, lehtësia e përfitimit të shërbimeve publike".

Ne kete aktivitet, u prezantuan demostrime live per marrjen e disa sherbimeve publike online nga qytetaret dhe biznesi dhe konkretisht:

-si te aplikosh per regjistrim te ri biznes me nenshkrim elektronik;

-si te aplikosh dhe perfitosh nje ekstrakt me nenshkrim elektronik;

si te perfitosh karten e shendetit; 

-si te ​sigurojme transaksionet bankare nepermjet eID dhe nenshkrimit elektronik;

-si te aplikosh per leje ndertimi online, me nenshkrim elektronik.


Sherbimet e demostruara, jane vetem disa nga shume sherbime qe ofrohen ne menyre te sigurt online per qytetaret dhe biznesit, te cilat ndikojne ndjeshem ne lehtesimin e jetes se tyre.

Ky transformim i sherbimeve, ne kete qasje bashkekohore, vjen si një punë e madhe qeverise në sektorin publik dhe fryme bashkëpunimi edhe me sektorin privat, për të ofruar me cilësi shërbimet tek qytetarët, duke ju kursyer atyre kohë dhe kosto financiare, duke ju siguruar transparencë dhe efikasitet.

Përdorimi i shërbimeve online, është i lidhur ngushtësisht me përdorimin e identifikimit dhe nënshkrimit elektronik, si garancia e vetme e identitetit tuaj ne boten virtuale, prandaj është koha qe te gjithe të përqafojme inovacionin!