Akreditimi

Subjektet që do të ushtrojnë veprimtarinë e shërbimit të certifikimit elektronik, duhet të regjistrohen pranë Autoritetit para ose menjëherë me fillimin e aktivitetit. Gjatë regjistrimit, ofruesi i shërbimit të certifikimit paraqet dëshmitë e nevojshme që provojnë përmbushjen e kushteve të përcaktuara në Ligj. AKCE mban listën e të gjithë subjekteve që ushtrojnë apo kanë ushtruar këtë aktivitet. Në procesin e certifikimit, AKCE ndihmohet nga Organizmi i Testimit dhe Konfirmimit. OTK mund të jetë çdo subjekt që plotëson kushtet e përcaktuara në Ligj, rregullore dhe udhëzime. OTK teston dhe konfirmon ato procese që AKCE nuk mund të kryej. Lista e OTK-ve të njohura dhe të regjistruara tek Autoriteti gjenden duke klikuar tek Regjistri.

 

Ligji 9880/2009 , Ligji 107/2015 dhe Rregullorja për nënshkrimin elektronik paraqesin në mënyrë të qartë të gjitha hapat që ndiqen për të ofruar shërbimin certfikimit elektronik, atë të testimit dhe konfirmimit, ose për t'u pajisur me certikata elektronike.

 

Gjithashtu, në rubrikën Udhëzime gjenden të publikuara materiale orientuese që zbërthejnë në një gjuhë më të thjeshtë Ligjin, Rregulloret, dhe udhëzimet e tjera.