AKCE në bashkëpunim e Aleat kane organizuar një cikël të gjatë trajnimesh për punonjësit e administratës mbi shërbimin e nënshkrimit elektronik me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafit të administratës publike në përdorimin me efikasitet të këtij shërbimi.
Ne, si administratë, kemi detyrën për të përqafuar dhe vënë në jetë , zhvillimet në fushën e teknologjisë së informacionit, duke përdorur mjete të sigurta dhe të garantuara, për t’i hapur rrugë dhe lehtësuar edhe ndërveprimin me sektorin privat, si një shtyllë e rëndësishme për shtetin, me qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve
Shkenca e teknologjisë dhe informacionit na mundëson aplikimin e proçeseve elektronike në fushën e shërbimeve publike. Një mjet i sigurt dhe i garantuar është Letërnjoftimi, i cili së fundmi vjen si një kartë shërbimesh për qytetarët.
Shërbimet elektronike, shkurtojnë distancat për të gjithë shqiptarët - Nëpërmjet mjeteve të teknologjisë së informacionit të gjithë shtetasit kanë mundësinë të përfitojnë nga shërbimet publike dhe ato private pavarësisht sa larg ndodhen nga qendrat e shërbimit. – një mundësi shumë e mirë për të sjellë më afër zonat rurale. Shkurtimi i kohës dhe distancave lehtëson komunikimin midis administratës dhe qytetarëve, punën e përditshme të fermerëve, bujqëve dhe të secilit nga ne duke ofruar lehtësi dhe cilësi maximale të shërbimeve publike.