Autoriteti Kombëtar Për Certifikimin Elektronik
dhe Sigurinë Kibernetike



Një sulm i ri kibernetik po prek sistemet kompjuterike në Europë. Një lloj i ri ransomware i njohur si “Bad Rabbit” është duke u përhapur me shpejtësinë e WannaCry dhe Petya Ransomware, dhe ka arritur të prekë sistemet e shteteve si Rusi, Ukrainë, Turqi dhe Gjermani.
Më shumë rreth “Bad Rabbit” mund të lexoni këtu.
Vaksinën ndaj “Bad Rabbit” e gjeni këtu.

Phobos Ransomware është një file encryption Trojan i zbuluar nga hetuesit e kërcënimeve më 21 Tetor 2017. Phobos Ransomware Trojan është i njohur për sulmet ndaj përdoruesve të gjuhës angleze në Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut. Përhapja e Phobos Ransomware përfshin përdorimin e spam emails dhe macro-enabled documents që download-ojne ngarkesën e kërcënimeve në kompjutera. Krijuesit e Phobos Ransomware nuk shfaqen te lidhur me kërcënimet e dokumentuara më pare, parë kjo nga analiza fillestare e Phobos Trojan.

Phobos Ransomware është vërejtur të cenojë imazhet, dokumentet e zyrës, bazat e të dhënave, videot, ebooks dhe muzikën që përdor kod AES-256. Kërcënimi është regjistruar të komunikoje me serverat " Command and Control" , në të njëjtën mënyrë si BOK Ransomware dhe Jaff Ransomware.

Përdoruesit e komprometuar kanë shprehur se një dritare me titull "'Your files are encrypted!" është shfaqur në ekranet e tyre, e cila kishte logon 'PHOBOS' në këndin e poshtëm të djathtë. Dosjet e koduara shfaqen të paarritshme.

Lexo këtu për mënyrën si të Remove & Restore .PHOBOS Files