Programi i Aktiviteteve Institucionale

 

Në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimeve publike, si një nga prioritetet e qeverisë, duke iu referuar edhe kuadrit ligjor rregullues i cili tashmë është plotësuar edhe me amendimet që u bënë së fundmi, fokusi do të jetë zhvillimi i këtyre shërbimeve online. Nëpërmjet portalit unik qeveritar, duke nisur nga muaji nëntor 2016 e në vazhdim të gjitha shërbimet të cilat shfaqen në formë aplikimi, do të kërkojnë përdorimin e identifikimit dhe nënshkrimit elektronik nga qytetaret. Në këtë kontekst, palet përfshirëse në këtë proces, sidomos AKSHI dhe ALEAT, me cilësinë e OKSHB, luajnë rolin kryesor për shkak të mundësisë së pajisjes së qytetarëve/ punonjësve të administrates, me certifikata të kualifikuara që gjenerojnë identifikim dhe nënshkrim elektronik, si dhe mundësojnë aksesin e tyre për marrjen e shërbimeve online. Sa më sipër, AKCE ka ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e identifikimit dhe nënshkrimit elektronik në Republikën e Shqipërisë dhe ALCIRT me qëllim përmbushjen e detyrave funksionale sipas Ligjit Nr. 2/2017 kanë realizuar eventet si më poshtë:


1. “Identifikimi dhe nënshkrimi elektronik, lehtësia e përfitimit të shërbimeve publike”, aktivitetit për promovimin e përdorimit të identifikimit dhe nënshkrimit elektronik, i zhvilluar në datën 21 Tetor 2016 Elbasan.

2. “Identifikimi dhe nënshkrimi elektronik, lehtësia e përfitimit të shërbimeve publike”, aktivitetit për promovimin e përdorimit të identifikimit dhe nënshkrimit elektronik, i zhvilluar në datën 31.1.2017, në qytetin e Vlorës.

3. “Identifikimi dhe nënshkrimi elektronik, lehtësia e përfitimit të shërbimeve publike”, aktivitet i realizuar në kuadër të promovimit të përdorimit të identifikimit dhe nënshkrimit elektronik në datën 23 Mars 2017 ne qytetin e Durrësit.

4. “Identifikimi dhe nënshkrimi elektronik, lehtësia e përfitimit të shërbimeve publike”, aktiviteti për promovimin e përdorimit të identifikimit dhe nënshkrimit elektronik, i cili u zhvillua në datën 28.4.2017, në qytetin e Korçës.

5. Vizitë në klasat VI-VII, që kanë në kurrikul mësimore lëndët TIK6 dhe TIK7 në datën 5 Shtator 2016.

6. Hack Day Albania – Konkursi me të rinjtë e apasionuar në fushën e sigurisë kibernetike me pjesëmarrje nga Kosova e Shqipëria të studentëve të fakulteteve me drejtim TIK, zhvilluar në Tetor 2016.

7. Gratë në TIK – Promovimi i angazhimit të grave dhe vajzave në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, zhvilluar në Mars 2017.

8. International Girls in ICT Day – Celebrimi i ditës ndërkombëtare të vajzave në TIK, event që realizohet në çdo shtet të Europës, zhvilluar në 27 Prill 2017.

Në kuadër të Javës së Inovacionit, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kompjuterike (AKCESK) do të realizojnë eventet e mëposhtme :

1. AKCESK nën kujdesin e veçantë të Ministres për Inovacionin dhe Administratën Publike znj. Milena Harito, në partneritet me Universitetin për Biznes dhe Teknologji Kosovë, dhe Divizionin UBT-CERT organizojnë për herë të parë konferencën studentore “Teknologjia që punëson” në datën 17 Maj 2017, Tiranë.

2. AKCESK në kuadër të promovimit të përdorimit të shërbimeve të besuara në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave do të organizojnë aktivitetin “Procedura doganore të thjeshta, shërbime të besuara” në datë 22 Maj 2017, në të cilin do të prezantohet shërbimi i nënshkrimit elektronikisht të deklaratave doganone.

3. AKCESK në bashkëpunim me UBT-CERT (Kosovë) organizojnë Cyber Academy në datat 2-4 Korrik 2017 (Tiranë/Shqipëri) . Lektorë të këtij kursi do të jenë ekspertë të fushës nga kompania Microsoft si dhe Assoc.Prof. Philip Polstra, nga Universiteti i Pensilvanise/ USA.

............................................................................................................................................................................................Publikuar më 15.05.2017